MUNGON FJALA KYÇE: DEKOMUNISTIZIM
Ligji për pastërtinë e figurave zyrtare dhe të zgjedhurve që pritet të miratohet të hënën në Parlament ka ngjallur debat politik e publik. Opozita ka deklaruar se nuk do ta votojë ligjin, ish-të përndjekurit politikë e kanë cilësuar si të butë, mazhoranca e konsideron draftin si variantin më të mirë. Ju, si e shikoni këtë ligj? Cili mendoni se do të jetë impakti i tij në zhvillimet politike e shoqërore?
Në fakt nuk e di se si pozita do të shkojë ta votojë këtë ligj në seancë plenare, ditën e hënë. Çfarë besimi e inkurajimi shtesë e shtyn atë të besojë se kësaj here do jetë më e lehtë “ta hedhë ligjin” matanë lumit, domethënë ta miratojë? Sigurisht, me një dozë të mjaftueshme miratimi publik, i domosdoshëm në këtë rast. Ndryshe ajo merr një risk të madh jo vetëm moral, por edhe elektoral mbi vete. E bëra atë pyetje se ne nuk dimë të jenë bërë ndryshime në reflektim të debatit të mëparshëm. Të paktën ato nuk janë bërë të njohura as për të interesuarit, pa le pastaj për publikun, me të cilin politika me sa duket e ka lënë të merret vetëm kur të dalë në sheshet elektorale. Ndërkohë që vërejtjet dhe sugjerimet janë të freskëta e konkrete. Për më tepër ato janë parashtruar nga faktorë që askush s’mund t’i anashkalojë kështu lehtë, pa ndonjë “kartë të fundit” argumentesh, përsipër atyre mbi që dihen. Se këtë ligj, kështu si është dhe këtë procedurë për hartim-miratimin e tij kështu si është ndjekur deri më tani, nuk është se e kundërshton vetëm opozita e PS. Dyshoj se po qe vetëm për këtë të fundit, spikerja e Parlamentit as që do ta kishte pezulluar miratimin asaj nate. Seanca do mbyllej po atë natë vonë me miratimin numerik të ligjit. Kjo nuk ndodhi dhe u bë mirë që nuk ndodhi. Po shtysa për këtë është e qartë që është shumëfaktoriale. Kjo doli e qartë në dy ditët që pasuan. Vetë të përndjekurit politikë që pa dyshim janë më të prekurit e asaj historie dhe prandaj edhe më të ndjeshmit e kësaj fushe, nuk e gëlltitën dot këtë draft-ligj. Pastaj faktori ndërkombëtar. Në fillim ambasadori i SHBA-së zoti Uidhers dhe më pas ai i prezencës së OSBE në Shqipëri, zoti Bosh, përmes kënaqësisë që ligji nuk kaloi me vrap siç u nis, indirekt vunë në dukje në fakt edhe qëndrimin e tyre lidhur me mangësitë e ligjit dhe sidomos me dobësitë në procedurën e miratimit të tij. Pikërisht, këtë procedurë kritikojnë ata kur shprehen se “nxisin fuqimisht shqyrtimin e mëtejshëm të projektligjit” dhe kur nënvizojnë “përfshirjen e pikëpamjeve të ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë për të siguruar përputhjen e tij të plotë me standardet ndërkombëtare”.
Nuk kuptoj as se përse mazhoranca merr përsipër të mos i dëgjojë fare këto kambana dhe këmbëngul që ta mbyllë patjetër këtë punë brenda 2-3 ditësh. Në një shfaqje karshillëku të vërtetë ndaj kësaj fryme rishikimi, ekspertize e konsensusi, kryetari kuvendor i PD-së konfirmon se nuk ka ndërmend të ofrojë më konsensus dhe të hënën drafti do të votohet, pa marrë parasysh nëse opozita e vendos ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.
Vështirë që kjo të shpjegohet me ndjeshmërinë e lartë ndaj çështjes dhe me “padurimin për të dërmuar spiunët”, kudo që janë. Të gjithë e dimë se kjo punë, së bashku me disa çështje të tjera madhore, si çështja e pronave, dëmshpërblimi i të përndjekurve etj. janë anashkaluar e shtyrë pa qeder për gati dy dekada.
***
ǒtë jetë atëherë? Një shpjegim teknik ne si publik nuk do ta bënim dot sa kohë që projektligji nuk gjendet kund i botuar. Faqja në internet e hartuesit të projektit (Ministrisë së Drejtësisë) nuk ka asgjë për këtë në rubrikën “Projekt-akte”. Këshilli i Ministrave, si propozues final, gjithashtu s’ka të botuar gjë prej gjëje. Ndërsa faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë, www.parlament.al, thjesht nuk hapet fare. Ti matesh të kërkosh të lexosh diçka nga Parlament-transparenti ynë, ndërsa “Google” të përgjigjet: “Kjo faqe nuk mund të gjendet”. Mund të themi se elektronikisht pra, ne shqiptarëve na ka humbur Parlamenti.
Gjetëm më në fund diçka në një medie, e cila kishte sjellë jo vetëm nenet e ligjit të ri, por edhe krahasimet me ligjin e mëparshëm për këtë çështje, atë të cilin PD-ja e miratoi në vitin 1995, por që PS-ja e anuloi pastaj pa pikë qederi (kryesisht nën “konsensusin” e armëve të depove tona), më 1997. Edhe një vështrim tërthori të tregon se diçka nuk shkon në ligjin e ri. Më e pakta që mund të thuhet, ai përbën një tërheqje nga pozitat pastruese të vitit 1995. E dyta që mund të thuhet, ai ka një fokusim goditjeje të çuditshme. Në dy vështrimet: edhe sa u përket “njollave” që konsiderohen nga e kaluara (në raport me cenet që shihen si të padëmshme), por edhe në raport me nivelet dhe postet që duhet “të mbrohen” nga ato cene (ndaj posteve të tjera ku “biografia” nuk prish punë). Ligji pra, hapet në ca vende e shtrëngohet në ca vende të tjera. Si fizarmonikë, çka na bën të besojmë se më shumë se meraku për pastrim e lustracion, këtu dominon shqetësimi për ta futur edhe këtë ligj si kobure brezi. Një kobure më shumë në brezin e ngarkuar të komitëve tanë. Ty që s’të bie dot me koburen e partisë, të godas me koburen e procedurave tatimore, ty që s’ta gjej as me tatimet, po të qëlloj me atë të “pastërtisë së figurave”.
***
Por mangësia bazë, themeltare e këtij projektligji duket se është diçka tjetër: mungesa e përmbajtjes “dekomunistizusese” të tij. Është “harruar” që ky, para së gjithash, edhe para spiunllëkut vetë, ky është një ligj për dekomunistizimin e shoqërisë. Me këtë emër njihet kryesisht në Evropën Lindore. Synimi më madhor i tij është shkëputja rrënjësore e shoqërisë e shtetit të ri e të ardhmes shqiptare nga komunizmi. Ligji shërben si garant që ato fije priten dhe që shanset e një ringjalljeje të praktikave komuniste shuhen njëherë e përgjithmonë. Kjo garantohet përmes dispozitave që veprojnë në disa drejtime njëherësh. E kemi fjalën për dallimet “ndaluese” e “përjashtuese”. Pa dyshim ai përfshin përjashtimin e disa ish-funksionarëve të caktuar nga poste të caktuara. Të superzellshmit ndaj diktaturës, ata që tejkalonin edhe vetë kufijtë e goditjes politike që shkruante ligji i kohës, zinxhiri i njerëzve që kanë bërë krime politike nuk mund të vazhdojë të na tundet e shkundet. Këta që kanë shkelur çdo të drejtë njerëzore s’mund të kujtohen tani për t’u futur në çadra të drejtash universale kartash e kushtetutash demokratike. Po ama, duke penguar ata që të kapin për gryke shoqërinë e sotme, a mund të lejohet që këtë mënjanim të mos e ndiejnë fare shefat komunistë? Sepse parulla “Partia mbi të gjitha” këtu tek ne të fut dridhmat edhe sot. Duket ashiqare që nuk është ky shqetësimi kryesor i këtij ligji. Pa hyrë në përmbajtje të neneve për të cilat do punojnë patjetër ekspertët ligjorë, them se ky është i pari sugjerim që u duhet bërë korrektonjësve: të shohin sa është ky një ligj për dekomunistizimin e shoqërisë.
Po a mjafton nga ana tjetër që vetë dekomunistizimin ta shohim si përjashtim? Të dikujt, të disave, për disa poste? Aspak. Do të ishte një koncept i mangët, metafizik, i paefektshëm për të sotmen e për të ardhmen. Çkomunistizimi më i mirë bëhet jo me anë të mohimit, por të pohimit të vlerave të reja demokratike e moderne. Të “pohimit” së pari si pranim më i madh në kyçet e shtetit e shoqërisë të njerëzve mendjehapur e mendjelirë, të njerëzve që konkurrojnë dhe nuk uzurpojnë, që meritojnë dhe nuk blejnë, që debatojnë dhe nuk konspirojnë në emër të një klani e të një rrjeti. Së dyti, kërcënimi “komunistizues” do të zbythej edhe më tej, nëse shoqëria e kërkon atë jo tek ish-ët sesa tek të sotmit. Tek liderët e sotëm partiakë, tek shefat e sotëm të shtetit, Parlamentit, ministrive e institucioneve kyçe. A kanë ata sot praktika të ngjashme me ato komuniste e të Sigurimit të Shtetit? A përjashtojnë e mënjanojnë ata që nuk u binden interesave të tyre personale? A përjashtojnë mendimin e lirë e të pavarur? A ushtrojnë dhunë verbale, partiake e shtetërore mbi individë e grupe të pabindura? Dhe në rast se nuk kanë praktika të tilla direkte, a mos i kanë zëvendësuar ato me praktika të tjera “moderne” indirekte, por me të njëjtin efekt: diktatin e njëshit e të klanit? Një e tillë mund të jetë p.sh. grumbullimi i pushteteve në kurriz të pavarësisë së institucioneve. Një tjetër: grumbullimi i parave e pushtetit ekonomik në pak duar, rreth pushtetit politik. Nuk ke kartelë partie, nuk ke dosje spiuni, nuk ke as korrupsioni, por s’të hapet rruga. S’të hapet asnjë derë. Dhe nëse je pak i njohur, e kokëfortë, e gjithë makina e shtetit të hidhet në kurriz.
Natyrisht, s’mund t’i bëjë ky ligj të gjitha. Por ky ligj do të ndërtohej gabim e dobët nëse nuk mban parasysh gjithë këtë kuadër interesash publike me vështrim nga e ardhmja.
Kryeministri Berisha ka deklaruar hapur "dëshirën" që LSI-ja e Ilir Metës të marrë “pjesën që i takon”, 8-10%, në vendimmarrjen e politikës shqiptare, duke i kërkuar edhe Edi Ramës së PS-së ta vlerësoje këtë në diskutimet e rihapura për Kodin Zgjedhor. Sa mundësi ka që kjo “dëshirë” e Kryeministrit të kthehet në realitet?
Kjo është një lojë normale politike. Kreut të mazhorancës i ka ardhur ky zog në dorë, pse ta mohojmë. Ai mund të luajë tashmë edhe me kartën e përçarjes më të thellë në radhët e opozitës. Mund t’i kthehet herë pas here e ta gërvishtë nga pak plagën e çarjes që ka ndodhur mes PS-së e LSI-së. Natyrisht, kjo lojë nuk e nderon zotin Berisha. Më së paku, sjellja e tij në këtë rast mund të quhet cinike. Por përveç kësaj indinjate morale, s’kemi asnjë të drejtë nga ana tjetër që për këtë të dalim në rrugë me protesta.
Ajo që na shqetëson ne si publik këtu, është diçka tjetër. Fakti që si rezultat i intolerancave të pashpjegueshme dhe aq mirë në oborrin e opozitës, partisë në pushtet i është krijuar një luks i madh për të mos u marrë me korrigjimin e vetvetes. Një luks i madh edhe për të mos reaguar ndaj akuzave. Një luks i madh deri edhe për t’u shpëtuar proceseve konkrete, me letra e vula. Qeveria ka luksin që të trimërohet e të shkojë më thellë në rrugën e saj të keqadministrimit në disa fusha dhe të fshehjes së të vërtetave. Deri dhe detyrimin për transparencë shifrash e faktesh, detyrimin për informim publik, kjo qeveri nuk e quan më një detyrim serioz për vete. Po të dojë, ta hap faqen e internetit, po të dojë ta mbyll disa ditë, disa muaj ose edhe s’ta hap fare.
I shkrep qeverisë sonë ia këput një shifër rritjeje të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar 9.9%. Le të bërtasë FMN-ja se shifra është krejt ndryshe. Vetëm një muaj më parë (më saktë, më 11 nëntor) shefi i misionit të FMN-së deklaroi botërisht e me shkrim se rritja e ekonomisë shqiptare ka të gjitha gjasat të arrijë 6% këtë vit. “Jo, jo, e kemi 9.9%”, - thotë qeveria. Nuk e thotë 10% se nuk do që njerëzit të pëshpëritin: “E nxori që e nxori dyshifrore!” Ngrihet e thotë se “eksportet tona janë rritur 46%”. Bërtit ne që merremi me atë punë, se një shifër e tillë nuk gjendet gjëkund dhe se nuk mund të gatuhet sado të përpiqesh sepse asnjë grup mallrash në vetvete nuk është rritur 46% e jo pastaj të gjitha ato me origjinë shqiptare. Mirëpo ç’del nga bërtitja? Asgjë. Të nesërmen mësojmë se doganat janë urdhëruar të mos na japin më të dhënat që na duhen për analiza. Vetëm kaq. Nesër do urdhërohen zyra të tjera për të na bërë edhe më keq, ne dhe instituteve të tjera të ngjashme për nga respekti ndaj shifrave. Dikujt po i shterojnë studion, dikujt po i mbyllin gazetën e dikujt i falimentojnë biznesin. Pse të mos e bëjnë? Nuk ka asnjë presion real nga politika për karshi, e cila është e zënë “me punë të tjera”.
Këto janë ato që më shqetësojnë si qytetar. Tjetra, nëse LSI-ja do ketë 8%, 10% apo 25% në zgjedhjet që po trokasin, këtë askush nuk mund ta thotë, ca më pak zoti Berisha. Për më tepër që edhe vetë LSI-ja e di mirë se meraku i PD-së nuk mund të jetë “respektimi i dimensioneve të LSI-së”. Ai ka një mundësi ta demonstrojë se sa seriozisht e ka këtë punë. Të kërkojë zyrtarisht e publikisht një korrigjim të Kodit Elektoral. Të shpallë propozimet e veta korrektuese. Të ftojë pastaj në tryezë PS-në dhe palët e interesuara për të diskutuar. Haku i LSI-së është e qartë që është ngrënë në versionin e sotëm të Kodit përderisa ai i lejon një partie të madhe të përzgjedhë më të preferuarin mes të vegjëlve. Si ai që zgjedh mes grumbullit të pjeprave: ky bën, ky s’bën, po marr këtë më të voglin. Nëse zoti Berisha kërkon vërtet “të bëhet drejtësi” në këtë pikë, le ta shpallë ftesën dhe propozimin korrektues. Më shumë se gjysma e Kodit është vepra e tij. S’mund t’ua lërë në dorë vetëm “atyre”.
Situata e ndikuar edhe nga zhvillimet e mësipërme ka hapur edhe një debat midis partive të mëdha politike dhe Presidentit. Z. Topi është kontestuar në dy aspekte kryesore: dekorimin e personave të akuzuar për pjesëmarrje në krimet komuniste dhe mosdekretimit të “qëllimshëm e të panevojshëm” të Kodit Zgjedhor. Si e komentoni këtë situatë?
U mora pak një ditë për kuriozitet me këtë punën e dekorimeve. Është një histori më vete. Jo vetëm zoti Topi, por edhe Presidenti Moisiu në fund të mandatit të vet, i është futur rëndshëm dekorimeve. Si duket, ka qenë një nga fushat e pakta ku janë ndier me të vërtetë si presidentë. Në pamundësi ose vështirësi për të bërë shumë gjëra të tjera të kërkuara e më të nevojshme në statusin e tyre, të lodhur e të mërzitur nga përplasjet e gërvishtjet e përditshme me ekzekutivin e pushtetmbajtësit e vërtetë, presidentët tanë kanë nevojë nganjëherë të karikojnë vetveten. Të dëshmojnë se “janë edhe ata”. Kështu që nisin e dekorojnë. Nganjëherë me shumicë. Duke rrezikuar pak që dekorimet të përdoren jo vetëm për nderim. Por edhe për të bërë politikë.
Është më komode puna e dekorimit. Është si punë OJQ-je. S’para të nget njeri. Ndërsa tjetra, ajo e vërteta, puna për të cilën Presidenti zgjidhet e ulet në kolltukun e vet, atë që ia kërkon së pari ligji e Kushtetuta, ajo është me telashe. Ja, ju e shihni. Një herë ktheu zoti Topi diçka për korrektim e pajtueshmëri datash dhe ju e quani me plot gojë “mosdekretim të qëllimshëm e të panevojshëm”. Po e trembëm kështu në çdo hap presidencial Presidentin tonë, natyrisht që ai do t’i kthehet sërish punës së lehtë: dekorimeve.