Gjirokastër, 6 kandidatë në garë për kreun e degës së PD
Gjashtë kandidatë parashikohet të konkurrojnë për postin e kryetarit të degës së PD- së, Gjirokastër, gjatë zgjedhjeve që pritet të zhvillohen të shtunën e kësaj jave, me pjesëmarrjen e 330 delegatëve me të drejtë vote. Isuf Ahmeti, sekretar i degës së PD-së Gjirokastër, bëri të ditur dje se nga 198 seksione që ka gjithsej dega e PD- së Gjirokastër,
nga anëtarët e kësaj force politike janë propozuar gjashtë intelektualë për të kandiduar për postin e kryetarit të kësaj dege. Sipas tij, gjashtë kandidatët e përzgjedhur nga anëtarët e strukturave të degës së PD- së janë njerëz me integritet dhe vijnë nga fushat e ndryshme, si ekonomia, mjekësia dhe nga bota akademike. Dega e PD- së Gjirokastër ka publikuar dhe emrat e kandidatëve, të cilët janë Spartak Drasa, aktualisht drejtori i drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare, Robert Çela, pedagog i Ekonomisë në Universitetin Eqrem Çabej, Altin Çomo, kryetari i bashkisë së Libohovës, Eduard Karagjozi, biznesmen, Maksim Logli, mjek, dhe Paqësor Aliko, drejtori i drejtorisë rajonale të rruga-ura për rajonin jug.
Email This Klikime: 7