Kukës, dhunon prindërit, ndalohet 35 vjeçari
Një 35- vjeçar u ndalua dje nga policia e Kukësit pas dhunës që ushtroi ndaj prindërve të tij, të cilët aktualisht po trajtohen në spitalin e këtij rrethi. "Izet Gjana, 35 vjeç, nga fshati Gabricë i Kukësit ishte denoncuar nga prindërit e tij për dhunë të vazhdueshme ndaj tyre.
Për këtë arsye, policia i kishte marrë në mbrojtje prindërit e 35- vjeçarit, por pavarësisht kësaj mase ata nuk kanë mundur t'i shpëtojnë dhunës. Mësohet se mbrëmjen e së hënës, 35- vjeçari ka goditur prindërit e tij të moshuar, të cilët më pas janë transportuar në spitalin e qytetit. Ky është rasti i parë në qarkun e Kukësit që persona që kanë mbrojtjen e policisë dhunohen. Aktualisht nën mbrojtjen e policisë janë 3 persona të tjerë për shkak të dhunës që ushtrohet nga të afërm.
Email This Klikime: 6