E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet sezoni turistik

SHKODER - Për herë të parë organizohet hapja zyrtarisht e sezonit turistik në plazhin e Velipojës. 

Turistë të shumtë nga Shkodra dhe Kosova, edhe pse koha nuk ishte shumë e përshtatshme zgjodhën të dielën për ta kaluar pranë plazhit të Velipojës. Komuna e Velipojës ishte organizatorja e ceremonisë, shoqëruar nga veprimtari kulturore, artistike dhe sportive, të cilat startuan që nga mbrëmja e së shtunës. Në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik ishte e pranishme edhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, deputetët e Shkodrës Astrit Bushati dhe Ramiz Çobaj, prefekti Maxhid Cungu si dhe pushtetarë vendorë të qarkut. Ditët e fundit komuna e Velipojës intensifikoi punimet për rikthimin në normalitet të këtij plazhi. Çelja e sezonit nisi të shtunën me një koncert, i cili vazhdoi dhe mesditën e djeshme. Në fjalën përshëndetëse, kryekomunari Nikoll Marku falënderoi qeverinë shqiptare për vëmendjen që ka treguar ndaj këtij plazhi me anë të investimeve të ndryshme që ka parashikuar në komunë, duke arritur një shumë prej 9 milionë eurosh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›