E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster, grabitën benzin, pranga katër të rinjve

Burime nga policia bënë të ditur se të katër shokët në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kane grabitur nje banori në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër një automjet. Makina ishte parkuar para shtepise 

GJIROKASTER – Përfundojnë në prangat e policisë katër të rinj lazaratas, të cilët akuzohen për grabitjen e një makine. Bako Buzheri 24 vjeç, Tahir Brahimaj 23 vjeç, Ervin Bejko 22 vjeç dhe Erjon Buci 26 vjeç, u prangosën mëngjesin e djeshëm nga agjentët e Seksionit të Krimeve kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Burime nga policia bënë të ditur se të katër shokët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër një automjet tip Mercedez-Benz 200, me targa GJ 84 26 A, në pronësi të shtetasit A.K. nga Gjirokastra. Ky i fundit nuk ka arritur dot t’i ndalojë grabitësit në orën 03:00 të mëngjesit kur u krye vjedhja, por mundi që të lajmëronte sallën operative në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, për atë çfarë konstatoi me vonesë para banesës së tij. Menjëherë uniformat blu të cilat kryenin shërbim në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të Lazaratit, kanë bërë të mundur kapjen e katër të rinjve. Efektivat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale makinën e vjedhur. Ndaj katër të rinjve lazaratas u ngrit akuza e “vjedhjes së kryer në bashkëpunim”. Aktualisht policia po heton për të zbuluar nëse grupi i të rinjve është i përfshirë në ndonjë vjedhje apo grabitje tjetër të ndodhur në qarkun e Gjirokastrës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›