Punimet për Rrëshen-Kalimash dëmtojnë varrezat
Punimet për autostradën Rrëshen-Kalimash kanë dëmtuar varrezat në fshatin Shtrungë në komunën Fan. Një prej familjeve të prekura është ajo e Ded Laskës, i cili thotë se aktualisht varrezat janë vetëm 30 cm nga skrapata e bërë për autostradën.
MIRDITE- Autostrada Rrëshen-kalimash vec shpronësimeve ka shkaktuar një tjetër problem, atë të shkatërrimit të varrezave. Punimet për ndërtimin e kësaj autostrade kanë dëmtuar varrezat e fshatit Shtrungaj të komunës Fan.
Një prej familjeve të prekura është edhe ajo e Ded Laskës, i cili thotë se aktualisht varrezat janë vetëm 30 cm nga skrapata e bërë për autostradën. Disa familje, për këtë arsye janë detyruar të zhvarrosin eshtrat e të afërmve të tyre duke i varrosur diku tjetër, ndërsa shumë prej tyre nuk i kanë lëvizur ende eshtrat e të afërmve për shkak të kostos së lartë.
(e.n/News24/BalkanWeb)