Shkodër, emigrantët protesta për kartat e pasaportat
Nga Besian Ajazi
Dhjetra emigrantë në Shkodër kanë bllokuar mëngjesin e sotëm rrugën përpara Bashkisë së qytetit si pasojë e mosfunksionimit të zyrave të aplikimit për kartat dhe pasaportat dhe shtijes së kuponave në tregun e zi.
SHKODER- Dhjetra emigrantë në qytetin e Shkodrës kanë protestuar mëngjesin e kësaj të shtune para Bashkisë së qytetit. Shkak i kësaj proteste ka qënë mosfunksionimi për asnjë minutë i zyrave të aplikimit dhe shitja e kuponave jo në sportelet e postës por në tregun e zi. Emigrantët prej ditësh rrinë në rradhë për kartat dhe pasaportat e reja ndërkohë që rrezikojnë edhe lejet e tyre të qëndrimit në vendet ku jetojnë dhe punojnë për shkak të problemeve që kanë shkaktuar strukturat qeveritare.
Edhe pse Ministria e Brendshme pak ditë më parë, nëpërmjet zëdhënësit Fatmir Konja njoftoi zgjatjen e orarit në zyrat e aplikimit, ndryshe shfaqet realiteti në qytetet e vendit ku vec reduktimit dhe mosfunksionimit të sportele tashmë shfaqet një tjetër problem, mungesa e kuponave në sportelet e postës dhe shitja e tyre në tregun e zi.
(e.n/News24/BalkanWeb)