"Pushimet" 9 mijë emigrantë kalojnë kufirin në Gjirokastër
Pushimet sjellin në atdhe emigrantë të shumtë që punojnë e jetojnë në Greqi. Gjatë 12 orëve të fundit nga 2 pikat doganore të Gjirokastrës, Kakavijë dhe Tre Urat kanë hyrë mbi 9 mijë persona. Në Kakavijë, pala shqiptare punon me 6 sportele.
GJIROKASTER- Vazhdon fluksi i emigrantëve në hyrje e në dalje të pikës kufitare të Kakavijës. Mbi 9 mijë emigrantë shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Greqi, janë kthyer vetëm gjatë 12 orëve të fundit, për të kaluar pushimet në atdhe duke kaluar nga pika doganore Kakavijës, dhe “Tre Urave” në Gjirokastër.
Mësohet se aktualisht në pikën kufitare të Kakavijës, pala shqiptare punon me 6 sportele ndërsa ajo greke me 4 të tilla.
Gjthë periudha e verës është karakterizuar nga fluks i madh emigrantësh, madje edhe rradhë për shkak të kthimit të tyre për të kaluar pushimet në atdhe.
(e.n/BalkanWeb)