Fier, probleme me pasaportat, radhë dhe fluks për aplikim
FIER- Fluks dhe rradhë edhe në zyrat e aplikimit në qytetin e Fierit. Emigrantët fierakë detyrohen të presin në radhë me orë dhe ditë të tëra për të aplikuar për dokumentet e reja te identifikimit. Ndërsa emigrantet presin në rradhë, punonjësit e këtyre zyrave kanë harruar edhe orarin e veprimeve për ti shërbyer komunitetit. Dyert qëndrojnë të mbyllura edhe pse orari është caktuar për tiu shërbyer qytetarëve nga ora 08 00 e mëngjesit deri në orën 19.30 të pasdites.
Vec kësaj, problem tjetër është mungesa totale e kuponave në sportelet e postës së qytetit, ku edhe aty paraqiten rradhë të gjata. Edhe këtu emigrantët shprehen të indinjuar madje dhe të frikësuar për humbjen e vendeve të punës, për shkak të vonesave të paparashikuara.
(e.n/News24/BalkanWeb)