Socialistet e Pogradecit: Edi Rama serisht kryetar
Në një analizë të hollësishme të të gjithë situatës aktuale në vend dhe brenda PS-së, Asambleja e Pogradecit nepermjet nje rezoulte i kërkohet “kryetarit të PS, Edi Rama, të qëndrojë në krye të PS
TIRANE-Socialistët e Pogradecit i kërkojnë Kongresit të jashtëzakonshëm të partisë të mos njohë dorëheqjen e kryetarit Edi Rama. Në një analizë të hollësishme të të gjithë situatës aktuale në vend dhe brenda PS-së, Asambleja e Pogradecit, që bën pjesë në qarkun e Korçës, shprehen se “zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit cënuan dukshëm standardet demokratike të kërkuara nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe nga vetë zgjedhësi shqiptar”. Po kështu, sipas kësaj rezolute, “mashtrimi i LSI-së që kërkoi votat e majta për të larguar Berishën nga pushteti dhe që i përdori këto vota mashtrimi si patericë për t’i shpëtuar rënien Sali Berishës dhe PD-së në opozitë”, është një faktor tjetër që solli këtë situatë. Anëtarët e Asamblesë së Pogradecit i kërkojnë “Kongresit të jashtëzakonshëm të PS-së, mosnjohjen e zgjedhjeve të 28 qershorit si zgjedhje jashtë çdo standardi demokratik dhe të papranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron për anëtar të BE-së”. Në një tjetër pikë të rezolutës i kërkohet “kryetarit të PS, Edi Rama, të qëndrojë në krye të PS drejt fitores së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, ndërsa Kongresit i kërkon “të mos njohë dorëheqjen e z.Rama, ose në të kundërt të miratojë kandidaturën e z.Rama si kryetar i PS-së për zgjedhje të reja sipas parimit një anëtar-një votë”. Socialistët pogradecarë u bëjnë thirrje “të gjithë delegatëve të Kongresit dhe anëtarëve të strukturave të PS-së në qendër, të punojnë së bashku për bashkimin e PS-së dhe jo për përçarjen e saj”.
(d.b/GSH/BalkanWeb)