Gjirokaster, greva paralizon konsullaten greke
GJIROKASTER- Konsullata greke në Gjirokastër ka zhvilluar sot grevë njëditore. Punonjësit e kësaj konsullate kanë pezulluar punën dhe nuk është kryer asnjë shërbim konsullor. Mësohet se greva e cila zhvillohet në shenjë solidarizimi me sindikatat në Greqi ishte paralajmëruar një ditë më parë.
Nuk dihet ende nëse punonjësit e konsullatës do të vijojnë grevën në ditët në vijim. Kjo është hera e dytë që punonjësit e konsullatës greke zhvillojnë grevë. Pak ditë më parë punonjësit zhvilluan një grevë 4 orëshe dhe më pas puna vijoi normalisht.
(NEWS24/BalkanWeb)