Gjirokastër, kapen 30 kg drogë, 2 vëllezër në pranga
Droga ishte blerë në fshatin Lazarat për ta trafikuar dhe një pjesë për ta shitur në doza të vogla përdoruesve të ndryshëm të lëndëve narkotike në Gjirokastër. Në pranga vëllezërit tropojanë.
GJIROKASTER- Sekuestrohen rreth 30 kilogramë mariuanë dhe një armë zjarri kallashnikov në një operacion policie në qytetin e Gjirokastrës. Policia ka vënë në praga dy vëllezër.
Operacioni eshte kryer nga ana e Specialistëve të Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër pas marrjes së informacionit për vendondodhjen e lëndes narkotike në një banesë ne lagjen “Dunavat”. Policia ka rrethuar banesën dhe ka ndërhyrë në momentin që dy të kërkuarit kanë hyrë brenda .Nga kontrolli i imtësishem rezultoi se në banesën ku banonin me qera shtetasit Edmond Doçi i datëlindjes 1983, lindur në Tropojë dhe banues në Gjirokastër dhe Xhevair Doçi, i datëlindjes 1985 , lindur në Tropojë dhe banues në Gjirokastër , në katin e dytë si dhe në bodrumin e kësaj banese janë gjetur lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë.
Një pjesë e drogës ishte e bërë gati për paketim dhe trafikim si dhe një sasi ishte përzier me duhan për t’u shitur në formën e cigares. Nga kontrolli i mëtejshëm rezultoi se në dritaren e tualetit ndodhej një armë zjarri automatike model 56, tip Kallashnikov së bashku me një karikator të mbushur me fishekë. Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e marra në rrugë operative rezultoi se këta shtetas sasinë e lëndës narkotike e kishin blerë në fshatin Lazarat për ta trafikuar dhe një pjesë për ta shitur në doza të vogla përdoruesve të ndryshëm të lëndëve narkotike në Gjirokastër.
Vëllezërit u arrrestuan në flagrancë për veprën penale “ Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
(s.g/BalkanWeb)