E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen, sulmohen policët, identifikohen 2 autorët

Identifikohen autorët që sulmuan efektivat blu mbrëmjen e djeshme në qytetin e Rrëshenit. Të dyautorët njihen si persona me precedentë penalë. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë nisur aksionet për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. 

RRËSHEN- Identifikohen autorët e ngjarjes së mbrëmshme në qytetin e Rrëshenit. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë ndodhen në qytet me qëllim prangosjen e dy agresorëve që sulmuan efektivat blu.
Edmond Bardhok Biba lindur në Fan të Mirditës dhe banues në Tiranë, si dhe shtetasi Arjan Preng Perleka banues në fshatin Ndërfushas Mirditë, janë dy njerëzit tashmë të identifikuar që sulmuan policinë, ndërsa njihen si persona me precedentë penalë.
Njëri prej tyre e ka rast të dytë dhunimin e uniformave blu pasi ka qëlluar para disa muajve një oficer policie në publik duke e goditur me sende të forta dhe terrorizuar qytetarët me bomba në duar, ndërsa personi tjetër njihjet për prirjet kriminale.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21. 00 kur në sheshin “Abaz Doci” po zhvillohej një koncert nga Ansambli i shtetit dhe shëtitorja ishte plot me qytetarë, kur 2 personat qëlluan disa herë në ajër pasi u konfliktuan me policinë. Të shtënat kanë terrorizuar qytetarët ndërsa kanë vazhduar për disa metra, nga posta e qytetit deri përballë komisariatit të policisë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa një lokali i janë thyer xhamat. Banorët ankohen për numrin e pakët të forcave të policisë që patrullojnë qytetin, cka sipas tyre është rrjedhojë e reformave mes radhëve të forcave blu të këtij komisariati. Nga mbrëmja e djeshme banorët ndihen të pasigurtë dhe kërkojnë nga autoritetet marrjen e menjëhershme të masave për shtimin e numrit të policisë që patrullojnë qytetin si dhe arrestimin e autorëve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›