E Shtunë, 31 Tetor 2026

NYT: Opozita shqiptare proteston për “vjedhjen” e votës

Gazeta prestigjoze New York Times shkruan se si Partia Socialiste shqiptare e mbështetur nga parti të tjera dhe shoqata doli në rrugë dje për të kërkuar rinumërim të votave të zgjedhjeve të përgjithshme, me pretendimin se ato janë vjedhur. 

NEW YORK- Protesta e opozitës është pasqyruar edhe në shtypin ndërkombëtar. Gazeta prestigjoze New York Times shkruan se si Partia Socialiste shqiptare e mbështetur nga parti të tjera dhe shoqata doli në rrugë të shtunën për të kërkuar rinumërim të votave të zgjedhjeve të përgjithshme që u zhvilluan në qershor, me pretendimin se ato janë vjedhur.
Mijëra përkrahës të opozitës u mblodhën jashtë zyrës së Kryeministrit Sali Berisha duke brohoritur: "Ku është vota ime?" dhe "Hapni kutitë e votimit." Kreu i socialistëve, shkruan New York Times, tha se do të vazhdojë protestat, në qoftë se Sali Berisha do të bllokojë votën e shqiptarëve brenda kutive .
"Ne duam që parlamenti të hetojë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit dhe çdo element të paligjshem, në mënyrë që zgjedhje të tilla të mos përsëriten më” tha Rama.
New York Times bën një rezume të zgjedhjeve në Shqipëri, rezultatit të votimit të dalë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , dhe Kolegji Zgjedhor, deri tek qëndrimi i kryeministrit Berisha, lidhur me kërkesën e opozitës për hapjen e kutive të votimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›