E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimet shoqërore, falen kamatvonesat në bujqësi

Qeveria fal kamatvonesat e sigurimeve shoqërore në sektorin e bujqësisë. Drejtuesit e ISSH-së bëjnë të ditur se nga kjo masë do të përfitojnë rreth 75 mijë fermerë, ndërkohë që shuma që falet llogaritet në rreth 250 milionë lekë. 

TIRANE- Falen kamatvonesat e sigurimeve shoqërore në sektorin e bujqësisë. Vendimi është miratuar nga qeveria dhe pritet që së shpejti të kalojë për miratim në parlament. Drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore shpjegojnë se nga kjo lehtësi do të përfitojnë rreth 75 mijë fermerë që kanë detyrime të prapambetura ndërkohë që shuma që falet llogaritet në rreth 250 milion lekë.
Falja e kamatëvonesave të sigurimeve shoqërore ka qenë një masë që qeveria ka zbatuar vazhdimisht gjatë viteve të fundit me qëllim nxitjen e pagesës së këtyre detyrimeve të përcaktuara nga ligji.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›