Krimi, vrasja në banesë e cifti, mister motivet
Dëshmitari: 25-vjeçarja qëlloi të shoqin dhe veten. Policia: Shoqëruam të afërmin. Pistat, konflikte brenda familjes, vrasje për para ose hakmarrje.
BULQIZE-Një 25-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 29-vjeç janë gjetur mëngjesin e djeshëm të vrarë në dhomën e tyre të gjumit, ndërkohë që policia lokale ka bërë shoqërimin e personit që ka qenë mysafir atë natë në shtëpinë e viktimave.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, "ngjarja ka ndodhur në orën 09:00 të ditës së diel, në banesën e familjes Bilali në lagjen 'Minatori' të Bulqizës, ndërsa viktimat janë 29-vjeçari Bledar Bilali e 25-vjeçarja Arjeta Bilali nga Shkodra, të cilët prej 8 muajsh banonin familjarisht në Bulqizë, ku kishin një biznes në fushën e nxjerrjes së kromit". Sipas E.Elezit, kreut të policisë së Qarkut Dibër, ekspertë të drejtorisë së bashku me ata të ardhur nga Tirana po hetojnë zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë. "Pistat që hetohen janë; ajo e vrasjes brenda familjes (gruaja në sherr e sipër ka vrarë burrin e më pas veten); vrasja për para dhe vrasja nga person i tretë. Kemi shoqëruar Olsi Mujën nga Shkodra, i afërt i 29-vjeçarit, personi që ka kaluar natën në atë familje", - shtojnë burimet e policisë.
Policia ushtroi kontroll në banesën e viktimave ku gjetën një pistoletë dhe një kallashnikov. Sipas hetuesve, ka dyshime se krimi ka ndodhur gjate natës së djeshme, pasi fqinjët e viktimave kanë pohuar se kanë dëgjuar të shtëna armësh në orët e vona të natës, e jo në mëngjes. Burime nga grupi i hetimit, me gjithë dëshminë e mysafirit të familjes, shprehen se krimi është i veshur me mister. Nga ana e policisë sqarojnë se familja e Bilalit ishte në gjak në Shkodër, ndërsa viktima ka pasur mbrëmë sasi të madhe parash në shtëpi.
(d.b/GSH/BalkanWeb)