E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin, 22 vjecarja vetëvritet me plumb në kokë

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur 22 vjecarja M.S ka qëlluar me pistoletë mbi veten duke mbetur e plagosur rëndë në kokë. Familjarët e kanë transportuar menjëherë në spital por vajza nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve. 

PEQIN- Një 22 vjeçare nga fshati Përparim në rrethin e Peqinit, i ka dhënë fund jetës duke u vetvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur 22 vjecarja M.S ka qëlluar me pistoletë mbi veten duke mbetur e plagosur rëndë në kokë.
Famijarët kanë bërë transportin e menjëhershëm të saj drejt spitalit rajonal por vajza nuk ka mundi ti mbijetonte plagëve të rënda.
Mësohet se 22 vjacarja kishte paralajmëruar disa herë vetvrasjen, ndërsa mësohet se sot ka përdorur armën e të vëllait, efektiv policie, për ti dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›