Gjirokastër, kapen me marjuanë në kufi, pranga tre rumunëve
Kapen me drogë në kufi me Greqinë, ndalohen tre shtetas rumunë. Sipas zëdhënësit të drejtorisë së policisë së qarkut Gjirokastrës, Genti Mullai, shtetasit e huaj janë ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës.
I njëjti burim sqaron se gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Reno Clio, me targa B37LA0, që drejtohej nga Claudu Alexander Serban, 24 vjeç, nga Tirgoviste i Rumanisë, janë gjetur rreth 3 kg marjuanë.
Policia ka ndaluar shoferin, si dhe dy pasagjerët në automjet, edhe ata rumunë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut, origjinës dhe destinacionit të drogës.
2 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Gjirokastër, kapen me marjuanë në kufi, pranga tre rumunëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip