E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, bie nga ballkoni, 11-vjeçari në gjendje të rëndë për jetën

Gazeta Shqip

Foto arkiv

Një 11-vjeçar sarandjot është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë, duke marrë plagë të rënda në kokë dhe trup. Ngjarja është shënuar rreth orës 18:00 të së dielës, kur 11-vjeçari me inicialet A. B., është rrëzuar nga kati i katërt, i një pallati në lagjen nr. 1 të Sarandës.

Ai është transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, për të marrë mjekim të specializuar. Nga të dhënat e para mësohet se gjendja e tij është mjaft kritike dhe mjekët po bëjnë përpjekjet maksimale për ta sjellë në parametra jetësor të qëndrueshme.

Paraprakisht ngjarja është klasifikuar si aksidentale, megjithatë policia lokale vijon hetimet për dokumentimin e plotë të saj.

2 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Sarandë, bie nga ballkoni, 11-vjeçari në gjendje të rëndë për jetën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›