E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, bie aksidentalisht nga ballkoni, plagoset rënde 11-vjeçari

Një 11-vjeçar është plagosur rëndë pasi është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni I banesës së tij.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Sarandës ku 11-vjeçari me inicialet A.B. është rrëzuar nga ballkoni I pallatit ku jetonte.
 

Menjëherë fëmija është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Sarandës por më pas është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak për një ndihmë më të specializuar.
 

Mësohet se gjendja e 11-vjeçarit është kritike pasi ai ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›