Gjirokastër, kapen në një ditë 4 persona në kërkim
Gjirokastër- Katër shtetas të dënuar më parë nga gjykata dhe në arrati kanë rënë në prangat e policisë. Ata janë Asllan Haxi nga Tepelena, i dënuar për shpërdorim detyre, Luan Mera po nga Memaliaj, i dënuar për shpërdorim detyre. Këto dy persona ishin anëtarë të këshillit të komunës Luftinjë në Tepelenë kur kryen abuzimet.
Po dje në orët e mbremjes është arrestuar Edmond Alushi, 20 vjeç nga Ishmi i Durrësit pasi ishte i dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Fallsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
Gjithashtu dje rreth orës 22.00, forcat e policisë së Gjirokastrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Piro Kotroçi, 17-vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër.
Ndalimi i tij u bë pasi ishte shpallur në kërkim kur dy ditë më parë theu xhamin e derës së lokalit në pronësi të shtetasit L,C, në vendin e quajtur Qafa e Pazarit të qytetit ne Gjirokastër.