Kolesteroli mundet me oriz të kuq dhe të jeshilta
Rome-Kolesteroli mund të luftohet me produkte naturale. Nga një studim i realizuar nga një grup ekspertësh të Cnr ne Itali eshte dalë në përfundimin se orizi i kuq i fermentuar dhe perimet e jeshilta mund të kuntribuojnë për një dietë të ekulibruar kundra kolesterolit. Ata kanë botuar studimin e tyre me titull Metabolizimi dhe Sëmundjet Kardiovaskulare në Itali ku shpjegojnë gjithë dietën ushqimore që ndihmin në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak.
Rezultatet e këtij studimi u prezantuan edhe në Kongresin italian nga Roberto Volpe, shefi i Cnr në Romë. Një minipije e bërë me 2 gram qumësht, oriz te kuq dhe disa të jeshilta është teapia idelae që bëhet në shtëpi dhe nuk ka nevojë të blihet në farmaci. Por sipas ekspertëve kjo lloj pije duhet pirë gjatë gjithë jetës. Linee Guida, është një revistë periodike që shpërndahet në gjithë botën dhe ka të sqaruar gjerësisht përgatitjen e kësaj pijeje.
Studimi me i fundit i Cnr u bë pas testimit në 20 pacient të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare Ata e kishin sasinë e sheqerit në gjak 254 mg/dL ndërkohë që mesatarja është 184 mg/dL.
Pas trajtimit sasia e sheqerit në gjak tek këta pacient u normalizua. Mbajtja e kesaj diete do te ndihmonte te gjitha ata qe vuajne nga tensioni i larte, diabeti, dhe nje sere semundjesh te zemres.