Durrës-Kukës, Prokuroria dorëzon dosjen në Gjykatën e Lartë
Tiranë- Dosja hetimore për rrugën Durrës-Kukës është dorëzuar pak më parë në Gjykatën e Lartë. Sipas burimeve zyrtare nga institucioni mësohet se Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur dosjen dhe e ka dorëzuar atë për gjykim në këtë gjykatë.
Në cilësinë e të pandehurit në këtë çështje shumë të debatuar është edhe ministri i Jashtëm Lulzim Basha, ish ministër i Transporteve në atë kohë. Mbi të, sipas prokurorisë rënon akzua e shpërdorimit të detyrës dhe të favorizimeve në tender.
Vazhdon ne kete menyre beteja mes institucioneve të drejtësisë për çështjen Basha. Sot paradite Prokuroria e Përgjithshme deklaroi sot se për aktin procedurial të hetimeve ndaj ministrit të Jashtëm do të vendosë Gjykata e Lartë, duke ia hequr këtë kompetencë Gjykatës së Tiranës. Prokurori i çështjes, Arben Kraja tha se “Basha është person me imunitet, është deputet dhe ministër ndaj tagrin për të vendosur e ka Gjykata e Lartë dhe jo ajo e Shkallës së Parë. Një ditë më parë në gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca për shqyrtimin e kërkesë-padisë së ngritur nga avokati i Bashës, Zef Nikaj për shfuqizimin e fletë-thirrjes për cilësimin e Bashës si i pandehur. “Kërkoj të ndërpriten hetimet për klientin tim pasi janë të paligjshme”, ka thënë Nikaj. Në fund të seancës se djeshme gjyqtarja Fatimira Hajdari vendosi të marrë në shqyrtim këtë kërkesë-padi dhe te rrezoje kërkesën e bërë nga prokurori i çështjes Arben Kraja për kkalimin e kesaj çështje tek Gjykata e Lartë.
Gjyqtarja Hajdari, tha se shqyrtimi i këtij akti procedurial është kompetencë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”. Pra do të jetë ajo që do të vendosë nëse do të vazhdojnë apo jo hetimet për Bashën, sipas kërkesës së bërë nga avokati Nikaj. Duke marrë shkak nga ky vendim i djeshëm, sot reagoi Prokuroria. Burime të sigurta konfirmojnë se ditën e hënë Prokuroria do ti kërkojë Gjykatës së Lartë të marre nje vendim nëse duhet të vazhdojnë apo jo hetimet për minsitrin e Jashtëm.
Kreu i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, akuzohet nga Prokuroria e Tiranës per shkelje gjatë kohës që kryente funskionin si ministër i Transporteve. Sipas Prokurorit, Arben Kraja, Basha i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 230 milion eurosh. Nën akuzë për shpërdorim detyre është edhe vartësi i tij, ish-drejtori i Rrugëve, Andi Toma.
Avokati nuk pranon të firmosë dosjen në ngarkim të Bashës
Avokati i Lulzim Bashës, Zef Nikaj nuk pranuar të firmosë për dosjes penale në ngarkim të klientit të tij. Prokurori Arben Kraja kërkoi sot Nikajn të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës për të firmosur mbi aktet e dosjes penale në ngarkim të ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, pasi për shkak të përfundimit të afateve të hetimit do ta dorëzojë për gjykim në Gjykatën e Lartë.
Avokati Zef Nikaj u paraqit sot në organin e akuzës, por nuk pranoi të firmosë akuzat ndaj Bashës, duke i cilësuar si të paligjshme veprimet e prokurorisë dhe duke mos pranuar që Lulzim Basha ka statusin e të pandehurit, por të personit nën hetim. Nëse avokati Nikaj nuk do të paraqitej, atëherë prokurorisë do t’i duhet të caktonte një avokat nga shteti dhe ta dërgonte Bashën në Gjykatën e Lartë si të pandehur në mungesë.