E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapet 1 t mariuanë, 1 në pranga, 3 në kërkim

GJIROKASTER-Plot 1 ton mariuanë është sekuestruar falë një operacioni të koduar me emrin “Kordinata” në Gjirokastër, ndërsa ka përfunduar në pranga një korrier i drogës, kurse 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Droga që vinte nga Lazarati kishte destinacion shtetin grek.

Operacionet
Zëdhënësi i Policisë së Qarkut Gjirokastër bëri të ditur se droga u kap në dy automjete që transportonin lëndën narkotike.
Policia kishte grumbulluar informacione në rrugë operative se një grup i mir organizuar me veprimtari kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike me shtrirje në disa rrethe, kishin grumbulluar në fshatin Lazarat dhe do të transportonin në drejtim të Sarandës e më pas në drejtim të Greqisë një sasi të madhe lënde narkotike.
Mbi bazën e këtyre informacioneve dhe si rezultat i një pune disa ditore më datën 7 Shkurt, rreth orës 21.00, u bë i mundur finalizimi me sukses i opracionit të koduar “Kordinata”, i cili u zhvillua në dy faza dhe konkretisht:
Më datën 6 Shkurt, rreth orës 19.00, u finalizua faza e parë e operacionit .
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bazën e informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative se nga fshati Lazarat është nisur një pjesë e ngarkesës me një automjet tip Touareg, menjëherë kanë ngritur shërbimet në aksin rrugor Gjirokastër- Jorgucat. Rreth orës 18.00 në dalje të fshatit Lazarat është konstatuar automjeti Fuoristradë e tipit Ëolsvagen Touareg me traga Tr 81 94 R, ne pronesi te shtetasit Ardjan Halili, 41 vjec, lindur dhe banues ne Tepelene, duke lëvizur në drejtim të Sarandës. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve menjëherë i janë vënë në ndjekje.

Ndjekja ka vijuar përgjatë aksit rrugor Gjirokastër- Jorgucat, duke bashkëpunuar edhe me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Njësinë Rajonale të Qarkullimit Rrugor . Automjeti ka lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të Jorgucatit, por kur ka parë postobllokun e policisë kufitare dhe të policisë rrugore në dalje të Jorgucatit është kthyer me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës, ku është ndjekur nga Specialistët e Sektorit Kudnër Narkotikëve . Duke parë se në hyrje të Dervicjanit ishte ngritur një postobllok tjetër automjeti është futur në fshatin Goranxi në një rrugicë dhe duke përfituar nga errësira drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar .
Nga kqyrja e automjetit rezultoi se: Në brendësi të automjetit u gjetën dhe u sekustruan në cilësinë e provës materiale një sasi rreth 180 kilogramë lëndë narkotike Mariuanë. Policia njofton se drejtuesi i automjetit është evidentuar dhe shpallur në kërkim .

Operacioni më pas ka vijuar më datën 7 Shkurt, kur rreth orës 21.00.
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në vijim të informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative në lidhje me vazhdimin e trafikut të lëndëve narkotike nga ky grup, kanë marrë informacion se nga fshati Lazarat rreth orës 20.30 minuta të datës 7 Shkurt, është nisur pjesa tjetër e ngarkesës me një automjet Ford Transit dhe po lëviste në drejtim të Sarandës, menjëherë shërbimet e Sektorit Kundër Narkotikëve i janë vënë në ndjekje ku pas disa minutash është bërë bllokimi i automjetit dhe i drejtuesit të mjetit.
Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Artan Bresha 35 vjec, lindur dhe banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke transportuar në drejtim të Sarandës me automjetin e tij tip Furgon Tranzit me targa TP 07 65 B, me plot 820 kilogramë lëndë narkotike të llojit, Mariuanë .
Lënda narkotike ishte e mbështjellë me letër natriban në pako me peshë të ndryshme dhe ishte vendosur në brendësi të furgonit , pasi pjesa mbrapa s’kishte sedilje,(furgoni shërbente për transport mallrash), si dhe një sasi u gjet poshtë pjesës së sediljes së parë të pasagjerit.
Pas llogartijes së dy fazave të operacionit, sasia e sekuestruar e mariuanës arriti rreth 1 Ton.

Në bazë të informacioneve, policia ka shpallur në kërkim 3 persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore. Policia bën të ditur se shtetasi i arrestuar në flagrancë është një nga pjestarët e grupit , si dhe i afërm i drejtuesit të automjetit Fuoristradë e tipit Ëolsvagen Touareg me traga TR 81 94 R që u bllokua në fazën e parë të operacionit.

Nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve po vijon puna për kapjen e tre shtetasëve të tjerë të shpallur në kërkim .

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›