Gjirokaster, kapet 50 vjeçari, iu gjetën armë në banesë
GJIROKASTER- Një 50 vjecar ka përfunduar në pranga pasi në banesën e tij i është sekuestruar një arsenal arsmësh dhe municionesh luftarake. Policia e Gjirokastrës arrestoi mbrëmë Shpëtim Beqo, banues në qytetin e Libohovës pasi në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar , një armë zjarri e kalibrit 7.62, municione luftarake, dy armë gjahu si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh. Burime të policisë bëjnë të ditur se i arrestuari pak ditë më parë ka kanosur me armë zjarri fqinjen e tij për motive pronësie.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)