E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, deputetët Sterkaj e Doshi sërish në Prokurori

TIRANE- Dy deputetët e Partisë Socialiste Paulin Stërkaj dhe Tom Doshi janë paraqitur sërish sot në Prokurori.
Prej 18 ditësh, një trupë prokurorësh dhe oficerësh të policisë gjyqësore nën asistencën e specializuar teknike të ekspertëve dhe një prokurori të Byrosë Federale të hetimeve, po hetojnë për të hedhur dritë mbi demonstratën e dhunshme të 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë katër persona.

Kjo është hera e tretë që dy deputetët socialistë thirren në prokurori për tu marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitareve të demonstratës së 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.
Ata janë ftuar edhe më parë për t'u paraqitur në organin e akuzës, por për shkak të axhendës nuk kanë arritur të japin dëshminë e tyre.

Në kuadër të hetimeve do të meren në pyetje dhe të organizatorëve të demonstratës, që janë deputetët e PS-së dhe krerë të partive të vogla të opozitës, si dhe demonstrues, disa prej të cilëve ndodhen në burg, disa të tjerë në gjendje të lirë.

Deri tani Prokuroria ka mundur të urdhërojë arrestimin e dy të dyshuarve të parë, të dy zyrtarë të Gardës, si të dyshuar për vrasjen e të paktën njërit prej demonstruesve, Ziver Veizit, njëri në rolin e urdhëruesit, e tjetri në atë të ekzekutorit. Ndërsa prokuroria pretendon se Alfred Ahmetcenaj, zv/komandant i Gardës, dha urdhrin që të qëllohej dhe se Agim Llupo gardist, ka qëlluar për vdekje një nga demonstruesit.

"Gazeta Shqiptare" shkruan se prokuroria ka hedhur dritë mbi faktin se katër demonstruesit janë qëlluar në harkun kohor të një minute dhe rezulton që të paktën tre prej tyre të jenë ekzekutuar nga Garda e Republikës. Sa i përket Aleks Nikajt, ende nuk është bërë akt-ekspertimi i predhës që mjekët turq i hoqën nga koka. Vetëm pasi të përfundojë ekspertiza balistike, do të mund të identifikohet ekzekutori i Nikajt. Veç zbardhjes së vrasjeve, prokuroria po heton dhe veprimet e dhunshme të demonstruesve ndaj punonjësve të policisë dhe institucioneve të larta shtetërore, konkretisht ndaj godinës së Kryeministrisë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›