E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE, Muiznieks: Të ruhet pavarësia e institucioneve

Ky delegacion zhvilloi sot një takim me prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, e cila bëri një pasqyrë të punës së Prokurorisë Shqiptare duke e vënë theksin te angazhimi i këtij institucioni në  rritjen e profesionalizmit, zbatimit me rigorozitet të ligjit dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë.

Anëtarët e delegacionit të Këshillit të Evropës, theksuan rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë institucioneve. Më tej, anëtarët e delegacionit të Këshillit të Evropës, u interesuan për çështje të veçanta me të cilat është hasur në punën e saj Prokuroria Shqiptare, sic është hetimi për çështjen e 21 janarit dhe procesi i gjykimit të saj, për rolin e komisionit hetimor parlamentar për këtë rast dhe nëse ka mbivendosje apo ndikim politik në hetimin e kësaj ngjarjeje. Gjithashtu anëtarët e Këshillit të Evropës shprehën interesim për reformën në sistemin e drejtësisë dhe për çështjen e kufizimit të imuniteteve për deputetët dhe gjyqtarët.

Totozani pret delegacionin e Këshillit të Evropës

Delegacioni i Këshillit të Evropës, u prit edhe nga avokati i Popullit, Igli Totozani. Në takim u diskutua për situatën e të drejtave të njeriut në vend dhe për rolin e institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave. Nga ana e tij, Totozani bëri një përshkrim të aktivitetit të institucionit në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe e njohu z. Nils Muiznieks me disa raporte të veçanta për gjendjen e të drejtave të njeriut që ka përgatitur institucioni i Avokatit të Popullit gjatë vitit 2012. /Start/

                                                                                             2012-09-06 14:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›