Sejdiu përshëndet mbylljen e seancave dëgjimore në Hagë
PRISHTINË- Delegacioni i Republikës së Kosovës ka bërë në GJND një prezantim shumë të suksesshëm, duke ritheksuar se pavarësia e Kosovës është shpallur sipas vullnetit të popullit dhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe duke ofruar argumente të mjaftueshme për ta dokumentuar këtë, është shprehur presidenti Sejdiu.
“Presim se edhe zhvillimet në vijim do të kenë epilogun e tyre të drejtë, duke paraqitur pozitivisht të gjitha zhvillimet që ka kapërcyer Kosova, si argumente të qëndrueshmërisë së shtetit”, u shpreh Sejdiu
Kërkesa për ta pasur këtë shqyrtim në gjykatë nga ana e Serbisë, e cila ka pretenduar ta mbajë Kosovën si koloni të vazhdueshme dhe me dhunë, ka qenë një tentim për të penguar proceset e zhvilluara pozitive në Kosovë dhe të njohjeve ndërkombëtare, që po i bëjnë vendet anekënd botës.
Jemi shumë të bindur se, edhe shumë prej vendeve që, për një arsye a për një tjetër, kanë pritur seancat dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të marrin qëndrim të drejtë me njohjen e shtetit të Kosovës dhe mbështetjen e saj për anëtarësim edhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë, siç kanë vepruar edhe me rastin e anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për informim pranë Presidentit.
(m.a/rtk/BalkanWeb)