E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, konsumatorët 11 mln lekë borxh Ujësjellësit

Ndërmarrja e Ujësjellësit në Gjirokastër ka kërkuar nga konsumatorët shlyerjen në kohë të faturave të ujit të pijshëm. Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrjeje Dashamir Qeli, shuma e lekëve të papaguara pranë arkës së ndërmarrjes nga ana e konsumatorëve debitorë llogaritet në 11 milion lekë. “Në listën e debitorëve të ndërmarrjes sonë përfshihen jo vetëm konsumatorët privatë po edhe ata familjarë dhe institucionet shtetërore, madje këta të fundit kanë shumat më të mëdha të debitit”, thotë drejtori Qeli. Ndërkohë specialistët e Ndërmarrjes së Ujësjellësit Gjirokastër shprehin shqetësimin se mos shlyerja në kohë e faturave të ujit të pijshëm ka krijuar probleme në lidhje me zbatimin e projekteve të ndryshme rikonstruktuese të rrjetit të ujit të pijshëm. “ Problemet financiare që krijohen për shkak të debitorëve kanë bllokuar projektet rehabilituese të parashikuara për tu realizuar nga ndërmarrja jonë për rikonstruksionin e rrjetit të amortizuar të ujit të pijshëm të qytetit”, thotë Qeli.Moszbatimi i këtyre projekteve tani në prag të stinës së nxehtë do të ndikonte ndjeshëm në situatën e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit të Gjirokastrës gjatë muajve të verës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›