Fier, helmohet me pesticid e gjithë familja
Familja Skënderi ka përfunduar e gjitha në spital pas konsumimit të një kulaçi të përgatitur gabimisht me pesticid, në vend të sodës së bukës. Familja nga Libofshi tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.Gjyshja e shtëpisë, Fatime Skënderi, mbrëmjen e kaluar kishte gatuar një kulaç, të cilën e kanë konsumuar vetë ajo, i biri i saj Fatmiri dhe dy nipërit Marjius dhe Maja, përkatësisht 12 dhe 10 vjeç. Ka qenë mjeku ai që ka përcaktuar arsyen e helmimit ndërkohë që edhe vet familjarët janë kujtuar se në kulaç ishte përdorur pesticidi helmues që përdoret për luftimin e insekteve të portokallieve.