E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazh Gottfried Benn-it

Shoqata kulturore gjermano-shqiptare "Robert Schëartz" organizon në bashkëpunim me Akademinë e Filmit dhe të Multimedias "Marubi", sot në orën 18.00 te "Marubi", një mbrëmje letrare-muzikore kushtuar njërit prej poetëve më të mëdhenj gjermanë të shekullit 20, Gottfried Benn. Kjo mbrëmje vjen në mbyllje të konkursit "Benn" për shqipërues të poezisë. Veç shpalljes së fituesve në kategoritë "Përkthyesi më i mirë" dhe "Përkthyesi i ri më i mirë", interpretohen disa prej poezive të Benn-it nga aktorët e njohur Valbona Imami dhe Neritan Liçaj, pjesë pianistike të ekzekutuara nga Nora Çashku, dhe shfaqet një film të shkurtër për poetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›