Pogradec, vetëdorëzohet 78-vjeçari i armatosur

Pas 8 orësh rrethim nga policia e Pogradecit është vetëdorëzuar 78-vjeçari i cili kishte plagosur me armë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit ku Rexhep Karaji, 78-vjeç ka plagosur me armë të shoqen, Fetije Karaj 72-vjeçe dhe më pas ka bërë rezistencë ndaj forcave të rendit për të mos u dorëzuar. Prej më shumë se 8 orë, i moshuari dikur ushtarak, nuk ka pranuar të dorëzohet, duke u mbyllur brenda banesës së tij. Madje, i moshuari ka qëlluar edhe me armë ndaj forcave të rendit, fatmirësisht pa prekur ndonjërin prej efektive. Menjëherë në ndihmë të forcave të rendit kanë mbërritur edhe forcat e RENEA-s të cilat vetëm pas 8 orë negociatash me 78-vjeçarin kanë bërë të mundur arrestimin e tij.