Gjirokastër, merr flakë kamioni me materiale ndërtimi
GJIROKASTËR- Merr flakë në oborrin e spitalit të Gjirokastrës një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur kamioni me targa Fieri 29 52 D është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz.
Në bazë të hetimeve mësohet se fillimisht zjarri ka shpërthyer në një prej gomave të mjetit, ndërsa më pas për shkak të ngarkesës favorizuese për zjarrin, flakët janë shpërndarë në të gjithë rimorkion.
Drejtuesi i tij ka dalë menjëherë jashtë kamionit, duke i shpëtuar zjarrit i cili është shuar disa minuta më pas.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)