Gjirokastër, ndërpritet numërimi i votave
Procesi i numërimit të votave në KZAZ nr. 28 në Gjirokastër është ndërprerë në mbasditen e djeshme për të rifilluar sërish më vonë. Burime nga kjo KZAZ thanë se procesi i numërimit të votave është ndërprerë me konsensus të anëtarëve të grupit të numërimit të votave, për disa orë pushim pas një pune të lodhshme që ka nisur natën duke u gdhirë dita e djeshme.
KZAZ e Gjirokastrës përfshin 122 qendra votimi dhe deri tani ka përfunduar shqyrtimi i 45 prej tyre. Në qarkun e Gjirokastrës funksionojnë tre KZAZ, përkatësisht në Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë. Në zgjedhjet përgjithshme që u zhvilluan dje u thirrën në votime 129600 zgjedhës nga qarku i Gjirokastrës, prej të cilëve votuan mbi 50 për qind e tyre.