E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Numërimi i votave po ecën mirë, por me ngadalësi

Kryetari i KQZ, Arben Ristani gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se ecuria e numërimit të votave në të gjitha VNV është shumë e mirë, por e ngadalshme. Ai sqaroi se me këtë ritëm numërimi një rezultat paraprak i zgjedhjeve do të mund të dilte vetëm në përfundim të ditës së djeshme. Në përgjithësi ky proces po shkon shumë mirë, por është pak i ngadalshëm dhe mund ta kalojë dhe afatin ligjor. Ende nuk mund të kemi një ide të përafërt për rezultatin, se është shumë i pakët numri i kutive të votimit të numëruara deri tani. Sigurisht, ka një lloj tendence që duket, por janë në varësi dhe të bastioneve të secilës parti. Brenda orarit zyrtar (ora 17:00) do të kuptohet shumë mirë se si është tendenca, por përfundimi besoj se do të dalë nga fundi i ditës së sotme, sqaroi kryetari i KQZ. Në të 66 komisionet e zonave të administrimit zgjedhor vijon procesi i numërimit të votave pas përfundimit të votimit ditën e djeshme, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme.  Sipas një informacioni zyrtar të publikuar paraditen e sotme nga KQZ, ritmi i numërimit të votave është i ulët në të 12 qarqet e vendit. Sipas kodit zgjedhor (neni 122), KZAZ e nxjerr tabelën përmbledhëse të rezultateve për zonën zgjedhore përkatëse, jo më vonë se ora 17:00 e ditës së nesërme të votimeve. Ndërkaq, tre zonat e para që kanë nisur procesin e numërimit të votave janë Kukësit dhe Delvina. Lajmi është dhënë nga ECA dhe KRIK, e cila në një dalje të posaçme për mediat ka njoftuar se do të pasqyrojë hap pas hapi këtë proces shumë të rëndësishëm. Ndërkohë, kryetari i KQZ, Arben Ristani, informoi gjatë ditë së djeshme nisjen e procesit të numërimit të votave në KZAZ në mbarë vendin. Ai publikoi rezultatin e parë të ardhur nga një KZAZ e Kukësit dhe njoftoi mbërritjen e procesverbalit të parë në mënyrë elektronike. Meqë është e para tabelë e rezultateve, pas numërimit të një kutie votimi, Ristani publikoi të dhënat e saj.  Në sajë të teknologjisë së përdorur në këto zgjedhje procesi i numërimit të votave në VNV shihet direkt në selinë e KQZ në sajë të kamerave të instaluara aty. Pamjet në ekranet e vendosur ndryshohen në çdo 30 sekonda, ku paraqiten momente nga numërimi i votave në të gjitha VNV në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›