Zgjedhjet, KQZ: Kallëzim penal për 42 komisionerët e larguar nga 3 qendrat e votimit

Ndonëse votimi për zgjedhjet parlamentare është mbyllur zyrtarisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatitet të hartojë padinë penale për 42 komisionerët e larguar nga 3 qendrat e votimit në qarkun e Fierit. Pezullimi i votimeve në këtë 3 qendra votimi, mësohet të jetë shkak largimi i komisionerëve socialist nga QV, pa dhënë asnjë lloj shpjegoi apo justifikimi për këtë veprim që bie ndesh me Kodin Zgjedhor.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shprehet se KQZ po procedon padinë penale për komisionet në fjala, pastaj prokuroria do të zbardhë më në detaje çështje se kush janë fajtorët e vërtetë dhe shkaqet e braktisjes. Olli gjithashtu shprehet se votimi në këto 3 qendra votimi do të zhvillohet më vonë ashtu siç e përcakton Kodi Zgjedhor. Si pas burimeve zyrtare nga KQZ, mësohet se komisionerët që kanë braktisur qendrat e votimit për ta sabotuar procesin zgjedhor, janë përfaqësues të Partisë Socialiste. Për qendrat e votimit në fjalë, Kodi Zgjedhor përcakton se komisionerët janë të detyruar qëndrojnë në krye të detyrës deri në fund dhe për çdo lloj problemi, komisionerët duhet të njoftojnë disa ditë para, ose të zëvendësohen në moment. Ditën e zgjedhjeve, Olli u shpreh se nëse komisionerët do të ktheheshin në qendrat e votimit para orës 11:00, kodi zgjedhor përcaktonte që votimi të vijonte normalisht. Gjithashtu, Olli u shpreh se kallëzim penal do të behët edhe për komisionerët e atyre qendrave votimi që është ndërprerë procesi i vitimit, të cilët me veprimet apo me mosveprimet e tyre kanë bllokuar procesin e votimit. Bëhet fjalë edhe për 24 komisioner të tjerë të atyre qendrave që ka dështuar procesi i votimit për zgjedhjet e 28 qershorit. Vetë kreu i KQZ, Arben Ristani ka bërë ditur publikisht se ditën e 28 qershorit nuk janë zhvilluar zgjedhjet në 5 qendra votimi. Ndërkaq, sipas tij, në 3 qendra votimi të tjera janë ndërprerë votimet pasi kanë ikur komisionerët socialistë pa dhënë asnjë lloj arsyeje. Sipas Ristanit, për komisionerët që janë larguar, KQZ ka përgatitur kallëzim penal ndaj tyre dhe së shpejti do ta përcjellë në prokurori. Ndërkaq, mësohet se për arsye të ndryshme, në të gjithë vendin, vetëm në 8 qendra votimi nuk është zhvilluar procesi zgjedhorë. Ristani shtoi gjithashtu se në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, pjesëmarrja në votime ka qenë mbi 45 për qind. Duke u ndalur gjithnjë në kuadrin zgjedhor, pasi ka përfunduar zyrtarisht orari zyrtar i votimit për zgjedhjet e 28 qershorit, në orën 19:00, procesi i votimit ka vijuar më tej në ato qendra ku ka pasur ende njerëz për të votuar. Sipas rregullores, komisionerët e qendrave të votimit do të marrin dokumentet e identifikimit të personave që ndodhen në radhë për tu lejuar atyre votimin. Në një njoftim të posaçëm në ditën e zgjedhjeve, Ristani bëri të ditur se nëse ka radhë me njerëz që presin të votojnë edhe pas orës 19:00, ata do të lejohen të votojnë. Do të votojnë vetëm ata që janë në pritje, theksoi Ristani. Pas kalimit të orës 19:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë asnjë njoftim të ri, për të shtyrë orarin për procesin e votimit. Megjithatë, pasi ka përfunduar orari i votimit, pjesa më e madhe e qendrave të votimit kanë plotësuar procesverbalin dhe i kanë nisur materialet drejt KZAZ. Si rrjedhojë, edhe numërimi i votave ka nisur me vonesë, duke thyer Kodin Zgjedhor për shpalljen e rezultati përfundimtar. Madje, rezultati përfundimtar, i cili do të përcaktojë koalicionin fitues për zgjedhjet 28 qershorit, mendohet të shpallët me dhjetëra orë pas afatit që përcakton Kodi Zgjedhor. Në kudër të menaxhimit të procesit zgjedhor, KQZ shprehet se procesi i numërimit po ecën tepe ngadalë, ndërkohë që afati zyrtar i mbylljes së numërimit është ora 17:00 e ditës së ndejshme, që siç shihet nuk ka asnjë shans të zbatohet. Gjithashtu, mësohet se po gjatë ditës së djeshme është bllokuar numërimi në KZAZ nr. 9, që përfshin bashkitë e Manzës e Sukthit si dhe komunat Katund i Ri, Ishëm dhe Maminas, por procesi do të rifillojë përsëri.
****************************************************************************
Ristani: Komisionerët që largohen do të ndëshkohen ashpër nga KQZ
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, paralajmëroi dje anëtarët e grupeve të numërimit të votave, të cilët largohen nga detyra, se në rast se shkeljet do të jenë të tilla që do të pengojnë procesin, ata do të ndeshen me një reagim të ashpër të KQZ. Gjatë një konference për shtyp, Ristani vuri në dukje se është i njohur fakti se edhe në procese të tjera që kemi kaluar, nuk ka arritur të përfundohet numërimi brenda orarit ligjor. Këtë herë patëm dhe problematikat nga përdorimi i teknologjisë, pasi u ndodhëm përballë faktit që komisionerët dhe grupet e numërimit nuk ishin në gjendje ta përdornin atë ashtu siç duhet. U krijuan disa problematika, pasi partitë politike nuk sollën në kohë komisionerët dhe anëtarët e grupeve të numërimit, duke penguar në trajnimet e KQZ, tha Ristani. Mungesa e trajnimit, sipas Ristani, reflektohet në punën relativisht jo të kënaqshme të njerëzve që menaxhojnë teknologjinë dhe procesin e numërimit të votave. Nga ana tjetër, Kreu i KQZ vuri në dukje se procesi i numërimit po ecën i qetë dhe teknologjia nga ana tjetër ka dhënë rezultatet e saj lidhur me transparencën dhe mbajtjen nën kontroll të procesit.