E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, nis rikonstruksioni i rrugëve të kalldrëmta

GJIROKASTER- Ka nisur rikonstruksioni i rrugëve të kalldrëmta të qytetit, të cilat janë dëmtuar.

"Pas rikonstruksionit të rrugës, që ndodhet në lagjen "Palorto" në afërsi të shkollës 9 vjeçare "Urani Rrumbo" me vlerë 3 milionë lekë të reja, kanë rinisur investimet edhe në rrugët e tjera që ndodhen në lagjet "Palorto", "Varosh", "Manalat" etj",ka thën Dasho Sejdo, drejtori i Zyrës së Shërbimeve në bashki,për atsh.
Sipas tij, faza e parë e punimeve ka të bëjë me ndërhyrjet në rrjetin e kanalizimeve dhe më pas shtrimin e rrugëve me gurë.

"Falë këtyre investimeve rrugët me kalldrëme po fitojnë fizonominë e mëparshme, ndërsa parashikohet që brenda këtij viti të përmirësohen rrugët në pjesën më të madhe të zonës muzeale", tha Sejdo, duke shtuar se rikonstruksioni i rrugëve të gurta të Gjirokastrës bëhet me specialistë të njohur për të ruajtur identitetin dhe traditën.
Bashkia e Gjirokastrës parashikon që brenda këtij viti të përmirësohen rrugët në pjesën më të madhe të zonës muzeale, pasi infrastruktura rrugore, mbetet një nga prioritetet kryesore të punës së bashkisë për këtë vit krahas ndërhyrjeve të shumta për gjelbërimin dhe ndriçimin në qytet.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›