Berisha: Qeveria mbështet fermerët vendas
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha e vuri theksin tek bujqësia gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë. Sipas tij rritja e prodhimeve bujqësore ka rëndësi kapitale prandaj qeveria do të mbështesë me gjithcka fermerët vendas. Sipas tij krijimi i shoqatave të fermerëve i shërben nxitjes së prodhimeve bujqësore dhe sigurimit të tregut për to.
“Përpjekjet për të nxitur subvencionimin e fermerëve ka bërë që mijëra ha tokë frutikulturë të shfrytëzohen. Aktualisht ka 3-fishim në prodhimin e pemëtoreve të reja”, u shpreh Berisha.
Sipas kreut të ekzekutivit nga subvencionimet e dhëna prej qeverisë “ka një rritje me 300 për qind të eksportit të frutave në vend”. Kryeministri kërkoi ndër të tjera ndërmarrjen e politikave më agresive në kultivimin e bimëve medicinale. “inkurajoj hartimin e një projekti kombëtar për kultivimin e bimëve medicinale në shpatet e maleve”, u shpreh ai.
Stimulimi i rezervateve të peshkut në liqenet dhe rezervuaret e vendit; ishte një pikë tjetër për të cilën diskutori Berisha: "Ne kemi potencial shumë të madh ujërash të brendshme që duhen shfrytëzuar për këtë qëllim" tha Berisha.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Qeveria mbështet fermerët vendas