Kryeministri 50 milione euro per ujesjelles-kanalizime
Furnizimi me ujë të pijshëm i shqiptarëve, trajtimi i ujërave të zeza, ndërtimi i bypassit të Fierit dhe privatizimi i Albpetrolit kanë qenë kryefjala e mbledhjes së sotme qeverisë.
Kryeministri Berisha në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së qeverisë u ndal në çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm dhe përshkallëzimin e privatizimit. Ai tha se një marrëveshje e rëndësishme për furnizimin me ujë është bërë me bankën gjermane të zhvillimit, e cila është edhe financuesja kryesore e projekteve të furnizimit me ujë, por nuk la pa përmendur edhe kontributet e tjera si atë të qeverisë së Zvicrës dhe fondit të Komisionit Europian në këtë drejtim, ku sipas tij prioritet do kenë qytetet si Berati, Kamza, Fieri, Kuçova, Lushnja dhe Saranda.
Shefi i qeverisë tha janë rreth 50 milionë euro, jo vetëm për furnizimin me ujë po edhe kanalizimet, këto të fundit sipas tij janë prioritare, pasi sot rreth 98% e shqiptarëve marrin ujë nga rubineti dhe gjithnjë e më i madh po bëhet numri i bashkive që garantojnë ujë në 24 orë.
Për trajtimin e ujërave të zeza dy vitet e fundit-theksoi kreu u ekzekutivit janë 14 vepra madhore për të gjithë zonën bregdetare dhe përveç këtyre është edhe impianti i ujërave të zeza për Tiranën, një investim i cili kushton 90 milionë euro.
“Po bëhet gjithçka që të avancohet problemi i kanalizimeve dhe uërave të zeza, i cili është jetik për të ulur ndotjen, e cila ka ndikim në shëndetin e njeriut”-tha Berisha.
Autostrada Adriatiko-joniane
Një tjetër çështje e rëndësishme trajtuar në mbledhjen e sotme të qeverisë ka qenë edhe marrëveshja financiare mes Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për by passin e Fierit. Kryeministri e ka cilësuar atë një projekt shumë të rëndësishëm, i cili mbyll tërësisht autostradën Vlorë-Tiranë, ndërsa vonesa në kohë sipas tij ka ardhur për shkak se projekti kalonte mbi një zonë në të cilën kishte rrënoja arkeologjike.
“U detyruam të ribëjmë projektin e by passit, i cili u pranua nga financuesit e parë ne e miratojmë marrëveshjen e re dhe do bëjme gjithçka që ky projekt 80 milionë euro me vepra arti dhe me kërkesa të veçanta të fillojë sa më parë. Kjo një autostradë shumë e rëndësishme për peshën turistike që ka Vlora”-theksoi ai.
Privatizimi i Albpetrol
Po kështu një tjetër çështje e rëndësishme e trajtuar në mbledhjen e qeverisë ka qenë edhe privatizimi i Albpetrol, i cili për kryeministrin Berisha synon të rrisë eficencën në maksimum të burimeve energjetike të vendit, për të cilën kreu i qeverisë tha se në 5-6 vitet e fundit Shqipëria është bërë bnjë vend i lakmueshëm dhe disponon fushën më të madhe të naftës në Europë.
“E vërteta është se zhvillimet e 5-6 vjetëve të fundit në fushën e hidrokarbureve kanë dëshmuar se Shqipëria është një vend i lakmueshëm në këtë drejtim dhe sipas studimeve, kërkime dhe gjetjeve universalisht të besueshem disponon fushën e naftës më të madhe në Europë atë të Patos Marinzës. Kjo fushë në të cilën operon Albpetrolium përllogarit të ketë 6 mliardë fuçi naftë bruto”-theksoi Berisha.
Të dhëna optimiste sipas tij ekzistojnë edhe në zona të tjera të Delvinës, në Jon, në Adriatik dhe rrëzë Shqpiragut, por ka interes ehde për Alpet dhe zonën e Veriut.
Ndërkaq kreu i qeverisë e ka cilësuar privatizimin e Albpetrolit si rrugën më të sigurtë për të goditur korrupsionin.