Gjirokastër, përmbyset kamioni, një i vdekur e një i plagosur
Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Gjirokastër. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ndodhi ditën e djeshme në orën 18:40, ku automjetit tip “Saurel” me targa TP 0774 B, me drejtues mjeti 46-vjeçarin Asqeri Zaçe, lindur dhe banues në fshatin Vasjar, në një rrugicë në brendësi të fshatit Vasjar, si pasojë e dishezës së fortë, është batuar.
Si pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasagjeri i cili ndodhej në kabinë, 48-vjeçari Agim Tafili, lindur dhe banues në Memaliaj të rrethit Tepelenë. Ndërsa drejtuesi i automjetit, Asqeri Zaçe, ka marrë disa plagë të lehta, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e kryerjes së aksidentit.