E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Shqipëria të kishte dëgjuar ndërkombëtarët për ligjin e dosjeve

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, ka tërhequr vëmendjen për ligjin e dosjeve, duke u shprehur se Shqipëria duhej të kishte dëgjuar ndërkombëtarët para se ligji i dosjeve të hynte në një situatë të tillë. Sipas Mediut, tani që ligji ndodhet në Kushtetuese, nuk duhet të përsëritet i njëjti gabim. "Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin bazuar mbi kërkesën e disa subjekteve politike, natyrisht dhe me vlerësimet ndërkombëtare, eksperiencat e tyre në vende të ndryshme për këtë çështje, duhen vlerësuar shume seriozisht nga ana jone", u shpreh Fatmir Mediu. Ndër të tjera, kreu i republikanëve, ka theksuar se e djathta duhet të ndërmarrë politika për të zhbllokuar situatën me dosjet."Në qoftë se flasim për institucione që flasin brenda kuadrit logjik dhe kushtetues aq më tepër për vetë sensibilitetin që mbart ky ligj duhet vepruar sa më shpejt", vijoi ai.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›