Kryeministri Berisha ne Dhermi rekord te ri personal ne not
Edhe këtë vit, Kryeministri Berisha ka zgjedhur sërish bregdetin e Dhërmiut për të kaluar një fundjave pushimi. I frymëzuar nga shpirti olimpik, Kryeministri Berisha, i cili e kaloi të dielën me mbesat dhe nipërit në Dhërmi vendosi sot një rekord të ri personal, 141 minuta not në ujërat e mrekullueshëm të detit Jon, kundrejt 132 minutave të një viti më parë. Noti filloi në orën 9:10 dhe përfundoi në orën 11:31 minuta. Kryeministri tha se "zëri i detit Jon më tha se ky rekord i ri personal është një ogur i bardhë për fitoren e merituar të zgjedhjeve të 2013-ës". Ndonëse ky rekord i ri eshte historik i Kryeministrit Berisha por ai beson se në gusht mund të shënojë një rekord tjetër të ri. Pushimi në Dhërmi gjatë sezonit veror për Kryeministrin Berisha është kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm.