E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, pranga grabitësit të klandestinëve

 

GJIROKASTER - Arrestohet nga policia 23-vjeçari i shndërruar në tmerrin për banorët e fshatit kufitar Dritë në Gjirokastër. Alban Meçe, 23 vjeç, nga Memaliaj u prangos mëngjesin e djeshëm nga policia e Gjirokastrës, pasi u vërtetua se ishte pjesë e një serie grabitjesh me armë ndaj dhjetëra shtetasve në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë në afërsi të Kakavijës. Burimet zyrtare konfirmuan për gazetën “Panorama” se i riu nga Memaliaj në bashkëpunim me shokun e tij, Arsen Hasani, 27 vjeç, i dënuar më parë me 17 vjet burg në mungesë për vjedhje me armë, përgjatë pesë ditëve të fundit në zonën kufitare në fshatin Dritë kanë grabitur me maska dhe armë disa persona, banorë të fshatit Dritë dhe shtetas të tjerë që tentonin të kalonin ilegalisht drejt Greqisë përmes vijës kufitare. Në dosjen e tyre figurojnë 4 grabitje në datat 28 dhe 29 shtator të këtij viti. Rreth 1 mijë euro është shuma që ata kanë grabitur në dy ditë nga vendalinjtë. Keqbërësit gjithë veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në afërsi të përroit të Katundës një zonë e fshehur dhe që nuk bie në sy të kalimtarëve. Viktimat e këtyre grabitjeve, të cilët kanë qenë gjithsej 14, kanë denoncuar këto episode në Policinë e Gjirokastrës duke dhënë shpjegime të nevojshme për të identifikuar identikitin e të rinjve. Nën tytën e pistoletës ata përveç të hollave kanë lënë peng edhe pesë aparate celularë, një unazë dhe dy varëse ari. Përgjatë dy ditëve të fundit policia e Gjirokastrës, ajo rajonale kufitare dhe e Janinës, kanë bërë krehjen e territorit nga të dy anët e kufirit për të kapur Hasanin dhe Meçen, derisa bë ndalimi i njërit prej tyre.                       p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›