Gjirokastër, prangoset 31-vjeçari në kërkim

Specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Gjirokastër kanë arrestuar ditën e djeshme një të kërkuar për drogë. Sipas burimeve policore është prangosur Gramos Shkurti, 31 vjeç nga Kuçova, i dënuar më parë me 3 vjet burg për veprën penale të Kultivimit të bimëve narkotike në shtetin grek. Shkurti në vitin 2005, ka ndihmuar disa shtetas nga Kuçova dhe Berati për të kaluar kufirin për në shtetin Grek në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit nga 700 Euro deri në 1000 Euro. Gjithashtu ai ishte dënuar në vitin 2006, nga shteti Grek, pasi është kapur nga policia greke duke kultivuar një sasi rrënjë bimësh narkotike kanabis satiava dhe për këtë është dënuar me 3 vjet burg.