ODIHR: Numërimi prishi zgjedhjet
Zbardhet raporti ndërmjetës paszgjedhor i misionit të vëzhguesve të ODIHR-it për situatën paszgjedhore të 28 qershorit. Raporti i ODIHR-it e vendos peshën e fajit te partitë politike dhe ndërhyrjet e tyre, të cilat kanë vonuar numërimin e votave dhe rezultatin e 28 qershorit. Në raportin paszgjedhor të ODIHR-it kritikohet edhe puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për nivel të ulët administrimi. Një vend të veçantë në raport ka zënë dhe situata e krijuar në Fier, për të cilën raporti thotë se pati probleme serioze me numërimin e votave, ku përveç tri qendrave të votimit që nuk u hapën fare ditën e votimit në tabelën përmbledhëse të rezultateve nuk u përfshinë rezultatet e nëntë kutive të votimit. Transportin e materialeve të votimit misioni vëzhgues e ka vlerësuar 90 për qind të mirë në gjithë territorin, ndërsa në disa zona ai ishte i ngadaltë. Lidhur me numërimin, vëzhguesit e ODIHR kanë vlerësuar negativisht 22 nga 66 grupe të numërimit të votave. Raporti thotë se misioni i vëzhguesve do të ketë një grup të vogël ekspertësh për të ndjekur fazat e papërfunduara të procesit zgjedhor, në veçanti shqyrtimin e ankesave dhe kërkesëpadive.
Raporti
"Vonesat në numërim provokuan tension mes partive sidomos në rastet kur dukeshin se rezultatet ishin të afërta", citohet në raportin paszgjedhor të ODIHR-it. Duke iu referuar këtij raporti, vlen të theksohet se arritjet e zgjedhjeve u zbehën gjatë numërimit të votave. "Mosbesimi që ekzistonte mes forcave politike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet e administrimit të zgjedhjeve çuan në tejzgjatje të procesit" citohet në raport. Sipas raportit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpesh nuk ka ndërhyrë në rastet kur në Grupet e Numërimit të Votave ka pasur probleme. "Njëri nga problemet kryesore që u vunë re gjatë numërimit ishin mosmarrëveshjet nëse duheshin numëruar ose jo votat nga disa qendra votimi. Në disa VNV nuk u numëruan të gjitha kutitë e votimit, duke mos u përfshirë në Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve", thuhet në raport. Duke iu referuar sistemit të ri të numërimit të votave raporti thekson se sistemi i ri elektronik i monitorimit nuk e ka rritur shumë transparencën e procesit dhe jo gjithmonë ishte e mundur të shihej se për cilin subjekt ishte votuar, apo nëse votat vendoseshin në stivën e votave të partisë së duhur. Vëzhguesit kanë vërejtur probleme procedurale si pasojë e mungesës së trajnimit të pamjaftueshëm të komisionerëve dhe kritikojnë KQZ për nivel të ngadaltë administrimi dhe menaxhim të papajtueshëm të ankimimeve. Në reagimin e tyre të parë për zgjedhjet e 28 qershorit, vëzhguesit u shprehën se edhe pse në këto zgjedhje u vunë re përmirësime, mbetej sërish i nevojshëm progresi i mëtejshëm për arritjen e standardeve ndërkombëtare, përfshi këtu dhënien fund të votimit familjar dhe polarizimin e klimës politike.
Vlerësimi për 28 qershorin
Konkluzionet e katër misioneve të OSBE, ODIHR, KE dhe NATO
Vëzhguesit e huaj: Shqipëria, progres gjatë votimit
Një ditë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, katër misionet monitoruese të OSBE, ODIHR, KE dhe NATO dhanë konkluzionet paraprake për zgjedhjet në Shqipëri. Konkluzioni i përgjithshëm ishte se në Shqipëri u shënua progres i prekshëm për sa i përket kuadrit ligjor, i cili u miratua në mënyrë konsensuale nga të dyja partitë kryesore dhe procesi i regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve, një proces që më parë kishte qenë burim polemikash. Nga ana tjetër, vëzhguesit bënë publike disa shkelje kryesore të vëna re gjatë monitorimit të fushatës dhe ditës së zgjedhjeve. Misioni thotë se anëtarët e KQZ-së mbajtën qëndrime të ndryshme për shumicën e çështjeve të kontestueshme. Në të shpesh u votua në bazë të përkatësisë partiake dhe përfaqësuesit e partive kryesore në KQZ bënë shpesh deklarata politike që e rritën tensionin. "Mosdorëzimi i informacionit të duhur për përgatitjen logjistike, si edhe moscaktimi i anëtarëve të komisioneve të nivelit më të ulët brenda afateve ligjore ndikuan në mënyrë negative në punën e KQZ-së. Kjo gjë çoi jo vetëm në ngritjen me vonesë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe të Komisioneve të Qendrave të Votimit, por edhe në probleme për t‘i trajnuar të gjithë anëtarët e komisioneve", shkruhej në raportin e datës 29 qershor. Një tjetër problem paraqet fakti se Ministria e Brendshme shpesh nxori shifra në dukje kontradiktore për ecurinë e procesit të aplikimit për kartat e identitetit, gjë e cila e uli besimin e publikut në saktësinë e informacionit të dhënë nga qeveria, duke nxitur aludimet.