E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekimi i gabuar, foshnja 1.5 vjec në rrezik jete

Babai i vogëlushes deklaron se pasi ka vizitua rfoshnjen në një klinike private, ka shkuar në farmaci për të marrë ilacet, por shitesja ka ngaterruar medikamentin duke i dhene nje ilac për të semuret mendore. 

TIRANE-Mjekimi i gabuar ka rrezikuar rënde jetën e një foshnje 1 vjec e gjysëm që tashmë ndodhet e shtruar në pediatri në Qëndrën Spitalore Universitare (QSUT) të Tiranës. Babai i vogëlushes, Albion Musaj deklaron se pasi ka vizituar vogelushen në një klinike private, ai ka shkuar në farmaci për të marrë ilacet, por shitesja ka ngaterruar medikamentin duke mos i dhene vogelushes mjekimin e nevojshëm, por nje ilac për të semuret mendore. Vogëlushja ka reaguar keq ndaj ilacit dhe ka nisur të qajë. Prindërit të shqetësuar i janë drejtuar pediatrisë në QSUT. Pas kanë parë recetën dhe më pas ilacin që u ka shitur farmacistja, mjekët kanë konstatuar menjëherë se bëhet fjalë për ilacin e gabuar. Familja e vogelushes i indinjuar kërkon në radhë të parë që femija të kurohet jashtë shtetit.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›