E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, prokuroria mbyll dosjet për krimet e 97-ës

Gjirokastër- Prokuroria e rrethit gjyqësor Gjirokastër ka mbyllur një sërë çështjesh penale, të cilat janë përcjellë për gjykim. Mësohet se një pjesë e dosjeve të mbyllura janë ngjarje të ndodhura në vitet ‘97-‘98.

Sipas kryeprokurorit Alfred Saliu ka përfunduar hetimi për 5 dosje të kategorisë së ngjarjeve të rënda, ndërmjet të cilave, dy dosje kanë të bëjnë me ngjarjet e ndodhura në vitin 1997, njëra në vitin ‘99 dhe për dy vrasje të ndodhura vitet e fundit.

“Kanë përfunduar edhe hetimet për dy raste të shpërdorimit të detyrës për të cilat nën akuzë janë punonjës të zyrës së përmbarimit në Gjirokastër dhe Komisionit të Kthimit të Pronave”- tha Saliu.

Ndërkaq hetimet për pallatin e shembur vazhdojnë me intensitet, por kryeprokurori nuk ka pranuar të bëjë fakte të reja publike për shkak të vijimit të hetimeve.

Ai është mjaftuar vetëm duke sqarar se aktualisht është duke u hetuar në dy drejtime njëherësh; për dokumentacionin e lejes së ndërtimit dhe për firmën që ka zbatuar projektin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›