Gjirokastër, qirinjtë djegin varrezat
GJIROKASTER - Varrezat civile në Gjirokastër shpëtojnë mrekullisht nga flakët e zjarrit.
Ka qenë ora 10:00 e ditës së djeshme, kur flakët janë shfaqur në pjesën e poshtme të varrezave fill pas zhvillimit të një ceremonie mortore. Të parët që dhanë alarmin kanë qenë pjesëmarrësit në këtë ceremoni, të cilët lajmëruan zjarrfikësit me shpejtësi. Rreth 1/5 e parcelës së varrezave civile është vënë nën flakë, duke shkaktuar dëme te dhjetëra varre të braktisura prej kohësh. “Qirinjtë e ndezur ishin burimi kryesor i shfaqjes së flakëve ditën e djeshme. Nisur nga kjo ngjarje u bëjmë apel familjarëve të viktimave, t’i shuajnë ato pasi rreziku është prezent”, u shpreh dje shefi i zjarrfikësve të Gjirokastrës, Lefter Qirici. p.n