Grabiste bronzin e varreve, prangoset
BERAT – Dhunonte varrezat e fshatit për t’i vjedhur, arrestohet 39-vjeçari nga qyteti i Beratit.
Xhefer Hysenje, banor në lagjen “Çlirim” u prangos në flagrancë mesditë e djeshme, pasi një telefonatë e mbërritur në polici njoftoi se një person shkatërronte varrezat e fshatit Kutalli. Menjëherë pas mbërritjes së informacionit uniformat blu kanë mbërritur drejt fshatit Kutalli, ku në varrezat e fshatit është arrestuar ndërsa dëmtonte një prej varreve 39-vjeçari. Ai kishte si qëllim vjedhjen e materialeve prej bronzi, të cilat i shiste në një pikë grumbullimi të këtyre objekteve. Policia bllokoi në cilësinë e provës disa sende që Hysenje kishte mundur të hiqte me forcë. Pritet që të zbardhen nga policia dhe rastet e tjera të vjedhjeve në varre, duke arritur deri në zbulimin e destinacionit të objekteve. d.xh