Gjirokastër, raporti i gjeologut në gjykatë, godina po ngrihej në terren të paqëndrueshëm

Gjeologu Thanas Llahana dëshmon objeksionet e tij për ndërtimin pranë pallatit të shembur
Në seancën e djeshme gjyqësore në ngarkim të shtatë personave përgjegjës për çështjen e rrëzimit të pallatit në lagjen 11 Janari më 9 nëntor të vitit të kaluar ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë, ka dhënë dëshminë e tij gjeologu Thanas Llahana. Në dëshminë e tij, e cila ka zgjatur vetëm pesë minuta, zoti Llahana gjeolog profesionist është përqendruar tek mënyra e studimit të terrenit në zonën ku do të ndërtohej godina shtatë katëshe. Ai ka dëshmuar me fakte konkrete dhe me shkresa të cilat janë të administruara si nga organi i akuzës dhe nga mbrojtësi i tij legal se kishte dhënë verdiktin e tij për paqëndrueshmëri të terrenit ku pretendohej të lartësohej godina përbri asaj që u rrëzua. Si inxhinier specialist gjeolog, Thanas Llahana ka shpjeguar para trupit gjykues të kryesuar nga Desard Avdulaj, se studimi i kryer në terrenin përkatës, kishte përbërje shtufore dhe e paqëndrueshme çka ishte e formuluar dhe në raportin brenda dosjes që u administrua nga Prokuroria e Gjirokastrës një ditë pas tragjedisë. Zoti Llahana ka qenë i vetmi person i cili ka pasur të shënuar të zezë mbi të bardhë se terreni ku pretendohej të ngrihej godina shtatë katëshe ishte i paqëndrueshëm dhe për këtë ai ka sugjeruar marrjen e masave nga firma e ndërtimit nëse do të merrej një hap i tillë. Pasi ka dhënë shpjegimet e tij në seancën e djeshme gjyqësore, pala mbrojtëse e të akuzuarve ka kërkuar nga trupi gjykues dëshminë e ekspertëve të cilët u morën me administrimin e fakteve në terren pas tragjedisë për të zbardhur çështjen. Grupi i ekspertëve i përbërë nga katër persona, pritet të japë dëshminë në seancën e radhës që do të zhvillohet pas 15 ditëve. Në raportin e nxjerrë nga ekspertët në muajin janar të vitit të kaluar dy muaj e gjysmë pas tragjedisë, e përjashtonin nga përgjegjësia rolin e gjeologut Thanas Llahana dhe të inxhinierit Luan Bufi. Sipas avokatit të Thanas Llahana, Bernard Aliko, organi i akuzës u bind për pafajësinë e gjeologut në momentin e paraqitjes së provave nga ana e grupit të ekspertëve. Zoti Llahana u lirua pasi vuajti 40 ditë në dhomat e paraburgimit kur nuk u provua asnjëherë se ai kishte konsumuar veprën penale të ngritur ndaj tij atë të mos zbatimit të rregullave në punë. Në referencën e paraqitur në KRT e Bashkisë së Gjirokastrës lidhur me objektin që do të ndërtohej, zoti Llahana, kishte përcjellë objeksionet e tij dhe mënyrat e ndërhyrjes në bazamentin e tokës në thellësi. Kjo ka mjaftuar që organi i akuzës së Gjirokastrës, të pushojë çështjen në ngarkim të tij. Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Gjirokastrës, është arritur në përfundimin se pallati pesëkatësh i ngritur në një kodër në lagjen "11 Janari" rreth 20 vjet më parë, u shemb për shkak të punimeve që po bëheshin për ndërtimin e një godine të re me funksion qendër biznesi poshtë themeleve të tij. Për këtë ngjarje menjëherë pas tragjedisë nga policia dhe prokuroria janë ndaluar dhjetë persona, por prej tyre për dy nga të arrestuarit, prokuroria ka pushuar çështjen, për dy të tjerë gjykimi do të vazhdojë në gjendje të lirë dhe dy tjerë do të gjykohen në kushtet e sigurisë "arrest shtëpie".